Dukagjini aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadrat kosovare po bëjnë përgatitjet e fundit para fillimit të sezonit të ri 2022/23. 

KF Dukagjini ka aranzhuar miqësoren e radhës, ndaj Vushtrrisë së Ligës së Parë, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja kontrolluese zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 17:30, në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

Klinasit u mposhtën të dielën në miqësoren e fundit 0-1 nga Rahoveci.

Skuadra e Armend Dallkut ka qenë mjaft aktive në merkato, ku përveç disa largimeve, kanë transferuar gjashtë futbollistë dhe dy të tjerë janë rikthyer nga huazimi. /Gazeta Olle/ 

 

 

Liga Premier me ndryshime të ndjeshme në VAR

Milani dhe Interi pas tij, ndizet “derbi” në merkato për futbollistin e Kombëtares