TABELA: Prishtina i afrohet Feronikelit e Gjilanit, Dukagjini krejt në fund

Prishtina ka fituar duelin e mbetur të xhiros së 2-të, në Superligë.

Në takimin e sotëm Prishtina fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Dukagjinit, shkruan Gazeta Olle.com.

Korenica e Abazi ishin shënuesit e të drejtuarve nga Armend Dallku.

Me këtë fitore Prishtina tashmë ka 10 pikë në tabel, dy më pak se liderët, Feronikeli e Gjilani.

Ndërsa, Dukagjini mbetet në kuotën e një pikëve pas 6 ndeshjeve.