TABELA pas tri xhirosh: Drita, Gjilani e Feronikeli të vetme prinë të ndjekura nga 89-shi

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në Superligë.

Gjilani ka shënuar fitore 2-0, ndaj Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Bushic e Hajdari ishin shënuesit për Gjilanin në këtë takim.

Në duelin tjetër, Trepça 89 dhe Drenica luajtën baras 1-1.

Richard shënoi i pari për vendasit, kurse rezultatin në fund e barazoi Harmon.

Pas kësaj fitore Gjilani tashmë ka 6 pikë, kurse 89-shi tashmë do t’i ketë 5 sosh.

Ndërsa tabelës do t’i prijë Drita me poashtu 6 pikë, sa ka edhe Feronikeli.