Tabela: Llapi lë prapa Dritën, Liria futet në zonën e barazhit

Llapi ka triumfuar në kryendeshjen me Dritën, që i takonte javës 15 të IPKO Superligës.

Skuadra e Bekim Shotanit fitoi 1:0, falë golit të Festim Alidemës në minutën 43.

Llapi dominoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Drita krijoi disa mundësi të mira, por që nuk sollën fryt.

Me këtë fitore, Llapi mbetet në hap me dy skuadrat e para në renditje, Prishtinën e Feronikelin.
Në takimin tjetër, Liria mundi Flamurtarin 1:0, ndeshje e luajtur në Përparim Thaçi të Prizrenit.

Skuadra vendase fitoi falë golit të Fatih Karahodës në pjesën e dytë.

Prizrenasit fituan në shtëpi pas një kohe të gjatë. /Gazeta Olle/

IMG_6206