Tabela: Liria merr kreun, afër Istogu e Malisheva

Kanë përfunduar tre takimet e sotme në Ligën e Parë.

Liria ka shënuar fitore të madhe si vendas ndaj Dardanës me rezultatin 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Kurse sot fitore ka arritur edhe Onix që e ka mposhtur 2-0, 2 Korrikun.

Ndërsa baras luajtën Arbëria dhe Vitia që në Lipjan luajtën pa gola.

Me fitore, Liria tashmë është lider i vetëm në tabelë me 19 pikë.

Kurse, Onix me këtë fitore bën hapa para drejt mesit të tabelës.