Tabela dhe rezultatet: Kika nuk ndalet as në këtë xhiro, fitore arrijnë edhe Bashkimi, A&N dhe Minatori

Kanë përfunduar katër takimet e sotme të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.

Lideri aktual Kika ka vazhduar me fitore duke mposhtur 2:0 Sharrin, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, fitore këtë xhiro kanë shënuar edhe Bashkimi, Minatori e A&N.

Rezultatet e ditës së sotme:

Bashkimi 1:0 Vllazëria
Kika 2:0 Sharri
Minatori 4:1 Dardania
A&N 3:0 Rahoveci

Në tabelë vazhdon të kryesojë Kika me 28 pikë e ndjekur nga Fushë Kosova me 26, aq sa ka edhe A&N.