Suso mbërrinë te skuadra e re për testet mjekësore!

Suso nuk do të jetë futbollist i Milanit në pjesën e dytë të sezonit.

Mesfushori ofanziv është nisur në drejtim të Spanjës për t’ju nënshtruar testeve mjekësore te klubi i ri.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Suso është në prag të finalizimit të transferimit te skuadra e Sevillas, përcjell lajmi.net.

Suso ishte nxjerrë në shitje nga Rossonerët pasi nuk kishte lënë gjurmë në ekipin e trajnerit Stefano Pioli.

Për të u interesua edhe Roma, por verdhekuqët i thanë “jo” shkëmbimin me Cengiz Under, të cilin e kërkoi Milani.