Superliga vjen sot me tri ndeshje, sfida kryesore luhet në Gjilan

Stadiumi në Gjilan do të jetë në qendër të vëmendjes në takimet e sotme, që i takojnë javës 11 të IPKO Superligës.

Skuadra e Gjilanit pret Llapin, në takimin që gjykohet nga gjyqtari Selim Isufi.

Takimi fillon në ora 14:00, raporton Gazeta Olle.

Në të njëjtën kohë, Drenica pret në shtëpi Dukagjinin e Klinës, ndërsa Ferizaj është mysafir i Trepçës ’89.

Nesër luhen: Ballkani – Flamurtari dhe Prishtina – Drita.