Superliga vjen me tri ndeshje, derbi në Mitrovicë

IPKO Superliga vjen sot me tri ndeshjet e fundit të javës së dytë.

Kryendeshja luhet në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ku Trepça ’89 pret Prishtinën.

Në Gjilan, kampioni Drita pret Flamurtarin, Liria është mysafire e Ferizajt.

Ndeshjet nisin nga ora 16:45. Sfidat në Gjilan dhe Mitrovicë transmetohen në Supersport.