Në ‘Riza Lushta’ hapet xhiroja e 13-të 03/11/2015 Futboll Vendor, Vala Superliga Sfidat e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, do të rikthehet këtë mesjave më ndeshjet e javës së 13-të. Sot zhvillohet ndeshja e parë në ‘Riza Lushta’ të Mitrovicës, takohen Trepça ’89 dhe Llapit. Ky është edhe takimi i vetëm që luhet sot e fillon në ora 13:00. Liria – Gjilani, Vushtrria – Besa, Drenica – Hajvalia, Prishtina – Istogu dhe Drita – Feronikeli janë takimet e tjera të kësaj xhiroje. Raiffeisen Superliga Java e 13-të Sot 13:00, Trepça ‘89 – Llapi Nesër Liria – Gjilani Vushtrria – Besa Drenica – Hajvalia Prishtina – Istogu Të enjten Drita – Feronikeli