Superliga sjellë sot sfidën e Ligës së Parë

Sot luhet dueli i ekipeve të cilat edhe matematikisht kanë rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.

Vllaznia do ta presë skuadrën e Besës në Gjilan.

Kjo ndeshje nuk pritet të zgjojë interes të madh te shikuesit pasi që të dyja këto skuadra vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e parë.

Vllaznia gjendet e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë të grumbulluara pas 31 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Besa e cila për herë të parë në histori të klubit bie nga Superliga ka grumbulluar 19 pikë.