Superliga sjellë dy super-sfida sot: Udhëtime të vështira për Prishtinën e Llapin

Sot na presin dy ndeshje shumë interesantë të Ipko Superligës, që hapin xhiron e 28.

Gjilani do të tentojë fitoren e parë nën drejtimin e Gentjan Mezanit, por përballë do të ketë ekipin në formë të lartë, Prishtinën, përcjellë Gazeta Olle.

Të kuqtë e kanë vetëm një fitore në pranverë, dhe atë ndaj KEK-ut, andaj trepikëshi do të jetë synim kryesor.

Në anën tjetër, Prishtina udhëton për gjah të plotë, duke parë se kemi hyrë në fazën finale të kampionatit dhe çdo gabim mund të kushtojë shumë në llogaritë në fund të kampionatit.

Një sfidë tjetër shumë interesante është ajo që luhet në “Bajram Aliu” mes Drenicës dhe Llapit.

Kuqezinjtë kërkojnë trepikëshin për t’iu shmangur edhe më shumë ekipeve që luftojnë t’i ikin barazhit, ndërsa imperativ të vetëm fitoren e ka edhe ekipi i Tahir Batatinës, që vjen pas katër fitoreve radhazi.

Të dy ndeshjet luhen prej orës 15:00 dhe transmetohen në “Supersport”.

Sot, 15:00:
Gjilani – Prishtina
Drenica – Llapi. /Gazeta Olle/