Superliga sjellë dy ndeshje, sfidat luhen në Mitrovicë e Gjilan

Sot zhvillohen dy ndeshje në kuadër të Ipko Superligës, në Gjilan e Mitrovicë. 

Gjilani në stadiumin e saj do ti bëjë konak Lirisë së Prizrenit.

Gjilani në ndeshjet e fundit ka treguar formë të mirë kurse Liria nuk di për pikë në tri ndeshjet e fundit.

Ndryshe, në ”Riza Lushta”, Trepça’89 pret Flamurtarin e Prishtinës në Mitrovicë.

“Minatorët” në pesë ndeshjet e fundit nuk kanë regjistruar asnjë fitore derisa Flamurtari në dy takimet e fundit ka arritur dy barazime.

Takimet në fjalë nisin nga ora 15:00.