Superliga nis me tre takime mjaft interesante në Suharekë, Prishtinë e Ferizaj

Sot edhe zyrtarisht do të nis edicioni pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani, si kampion vjeshtor si vendas do të luajë ndaj Drenicës, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, Feronikeli, kampioni aktual do të luajë në udhëtim te Ferizaj, skuadër kjo që synon befasi në këtë takim.

E ndeshja e fundit për sot zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’. Prishtina pret skuadrën që vetëm pak ditë më parë e mposhti në kuadër të Kupës së Kosovës, Vushtrrinë.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 18

13:00 Ballkani – Drenica

13:00 Ferizaj – Feronikeli

13:00 Prishtina – Vushtrria./Gazeta Olle