Gjilani i dha ‘leksion’ Dritës, 89-shi ‘prishi’ Istogun, Llapi triumfoi në Vushtrri

Kanë përfunduar katër ndeshjet e së dielës, në javën e parë të Raiffeisen Superligës. Gjilani i dha leksion Dritës, duke e mposhtur në derbi me rezultatin 3:0. Betim Haxhimusa dhe Dren Gashi (2) shënuan para rreth 7 mijë tifozëve.

Intelektualët dhe Skifterat dhuruan spektakël.

Trepça ’89 shënoi fitoren më të madhe, duke mundur 4:0 Istogun në ‘Riza Lushta’. Llapi realizoi fitore në udhëtim, pasi mposhti 1:0 Vushtrrinë në ‘Ferki Aliu’. Golin e vetëm e shënoi Hamdi Namani.

Liria e Drenica i ndanë pikët me barazim 1:1, në sfidën e luajtur në Prizren.

 

Raportet në mënyrë kronologjike

 Drita – Gjilani  0:3

Mbyllet ndeshja

90-14’ Shillova gjuan por jashtë portës.

GOL: 90-6 Dren Gashi shënon përsëri për 3:0, duke i dhënë një goditje të madhe Dritës.

90-5 ‘Eminhaziri gjuan nga goditja e dënimit në duart e Latifit.

Nuza e ka vazhduar ndeshjen për 15 minuta për shkak të dy ndërprerjeve të gjata.

90′ Drita po mundohet të shënoj por pa suksese.

Tifozët e Dritës nuk janë ndalur për disa minuta duke hedhur mjetet piroteknike në fushë. Gjyqtari Nuza e ka ndërprerë ndeshjen për disa qaste.

76′ Xhevdet Shabani harkon në zonë, por askush nuk është atyu.

67’ Drita kërkon penallti pas dertimit të Shabanit.

GOL: 55’ Gjilani leksion Dritës. Pas një aksioni të bukur Dren Gashi shënon për 2:0. Rusi asiston.

50’ ndeshja është ndërprerë për disa minuta pas një shfaqjeje fantastike piroteknike të të dyjave tifozërive.

Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Gjilanit 1:0

GOL: 42’ Harkon Besnik Krasnqi, me kokë Betim Haxhimusa për 1:0. Gjilani në epërsi.

35’ Gjuan fuqishëm Rusi por mbi portë.

33’ Gjuajtje e fuqishme e Eminhazirit nga 30 metra, me shumë mund e largon topin Latifi. Haxhimusa me kokë, por faul.

30’ Durim Baxhuku gjuan por topi shkon afër shtyllës.

28’ Ylber Ramadani në pozitë të mirë, gjuan fuqishëm por topi drejt në duart e Malokut.

22’ Xhevdet Shabani gjuan fuqishëm por mbi portë.

18′ Lojë e kujdesshme nga të dyja palët, ndërsa loja e të dy skuadrave është koncentruar në mesfushë.

2’ të parët rrezikon në Gjilani me të riun Merovci, por Latifi ndal topin.

Ndeshja fillon me koreografi spektakolare nga të dy tifozëritë.

Tifozët e të dy skuadrave janë futur në fushë dhe kanë sulmuar njëri tjetrin.

Nuk kanë munguar as grushtet, por gjendja është qetësuar tashmë nga policia.

Stadiumi është ashtë mbushur plotë me tifozë të të dyjave skuadrave.

Tashmë është gjithçka gati dhe ndeshje pritet të fillojë.

Drita: Latifi, Baxhuku, Limani, Caka, Tusuni, Hajdari, Ramadani, Kastrati, Krasniqi,Murati,  Shabani, Trajner: Bekim Isufi.

Gjilani: Maloku, Shala, Krasniqi, Kastrati, Hyseni, Kera, Shaqiri, Haxhimusa, Gashi. Merovci, Emihazeri. Trajner: Sedat Pajaziti.

Gjyqatarë: G.Nuza. B.Selimaj. F.Berisha. B.Gashi

 

Trepça’89 –  Istogu 4:0

Mbyllet ndeshja

GOL: 89-shi ka shënuar edhe golin e katërt përmes Kurtishajt në minutën e 40-të.

GOL: 30’ Shpëtim Idrizi merr pasim nga Kurtishaj dhe i vetmuar shënon për 3:0.

GOL: 89-shi ka arritur të shënoj brenda 15 minutave dy herë me Argjend Mustafën dhe Blernda Kurtishajn.

4’ Gashi gjuan nga 7-8 metra, Beqiri mbron.

Trepça ’89: Beqiri, B. Idrizi, Sahiti, Turku, Hajdini, Sh. Idiriz, Mustafa, Hajdari, Peveqeli, Kutishaj, Mazrekaj. Trajner: Arsim Thaqi.

Istogu: Hajrizaj, Morina, Mazrekaj, Syla, Rama, D.Gashi, K.Gashi, F.Gashi, Duraku, Nuza, Eg. Gashi. Trajner: Genc Hoxha.

Gjyqtarë: B. Jahmurataj. D.Preniqi. F.Sekiraqa. A.Tahiri

 

Liria – Drenica  1:1

Mbyllet ndeshja

91′ GOL: Taulant Dajaku e barazon rezultatin në 1:1.

79′: Qëndrim Gashi i Lirisë ndëshkohet me kartonë të kuq.

GOL: 45’ Liridon Fetahaj ka shënuar golin e parë për Lirinë në Superligë pas disa vitesh.

28’ Fetahaj në dy raste dështon ku ishte në pozitë të mirë.

25’ Osmani qëllojë shtyllën me kokë.

3 Gashi rrezikon mbron Kariolli.

Liria: Ruxhi, Mazrekaj, Gjeraj, Berisha, Çakalli, Dylazeka, Kryeziu, Gashi, Mullallari, Fetahaj, Berbatovi. Trajner: Bejadin Gjinali.

Drenica: Kadriolli, Lushtaku, Musa, Bejta, Geci, Thaqi, Syla, Tahiri, Dajaku, Osmani, Mehmeti. Trajner: Fadil Rama.

Gjyqtarë: G.Shala. B.Morina. I.Kabashi. B.Batalli

 

Vushtria – Llapi 0:1

Mbyllet ndeshja

78′ GOL: Llapi kalon në epërsi. Shënon mesfushori Hamdi Namani.

3’ Veseli gjuan por mbi portë.

Vushtrria: Beqiri, Gërxhaliu, Vokshi, Pasoma, Pantina, Halimi, Veseli, Maxhuni, Feka, Ahmeti, Mulaku. Trajner: Bekim Shotani.

Llapi: Blakqori, Emini, Kadriu, Jashari, Sinani, Zeqiri, Namani, Dragusha, Mavriqi, Zabërgja, Zogiani. Trajner: Tahir Batatina.

Gjyqtarë: H.Hajdari. L.Muhadri. K.Bajrami. N.Rraci