Superliga e Kosovës rikthehet me ndeshjet e xhiros së katërt

Ipko Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet të premten.

Madje nga ora 19:00, zhvillohet super ndeshja, Prishtina – Llapi, shkruan Gazeta Olle.

Takim tjetër interesant i kësaj xhiroje pritet të jetë edhe ai në mes të Dritës dhe Feronikelit.

Kurse, Ballkani në formë të mirë këtë javë në Therandë e pret Trepçën 89.

Më poshtë orari i plotë:

E premte, 13 shtator, 2019
16:00 Ballkani – Trepça’89
19:00 Prishtina – Llapi

E shtunë, 14 shtator, 2019
16:00 Drita – Feronikeli
16:00 Drenica – Gjilani

E diel, 15 shtator, 2019
16:00 Flamurtari – Dukagjini
16:00 Ferizaj – Vushtrria