Superlajm për Shqipërinë dhe Mërgim Mavrajn

Të shtunën kundër VfL Wolfsburgut, mbrojtësi i Shqipërisë Mërgim Mavraj la fushën për shkak të problemeve të vogla në gju, shkruan Kicker.de.

Për shkak të këtij lëndimi Mërgim Mavraj u desh ta anulonte ndeshjen miqësore ku Shqipëria do ta zhvillojë me Francën.

Sipas kësaj gazete 28-vjeçari aktualisht është duke kaluar një terapi elektro për t’i ikur operimit, transmeton Gazetaolle.com.

Pas kësaj Mavraj natyrisht se u desh ta anulonte ndeshjen që Shqipëria e luan me 13 qershor në Tiranë kundër fituesit të Kupës së Botës në vitin 1998, Francës.