Superlajm, ndeshja e Superkupës, Prishtina – Drita, luhet në stadiumin e Prishtinës

Më në fund një spektakël futbolli do të ndodh në stadiumin e Prishtinës, dhe pikërisht nga dy skuadrat më të suksesshme të edicionit të kaluar.

Kampioni Drita dhe fituesi i Kupës, Prishtina, do të takohen në ndeshjen e Superkupës.

Takimi sipas FFK-së do të luhet më 12 gusht në stadiumin e Prishtinës.

“Ndeshja e Superkupës së Kosovës, ndërmjet skuadrës kampione Dritës dhe skuadrës fituese të Digitalb Kupës së Kosovës, Prishtinës, do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 20:45, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë. Kjo ndeshje do të jetë një uverturë e mirë e edicionit të ri të garave, që nis më 18 gusht”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton “GazetaOlle.com”.