Superkupa e Shqipërisë: Skënderbeu – Laçi, ky është rezultati

Skënderbeu e nis më së miri sezonin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë.

Trofeu i parë i epokës “Shehi”, që mund të buzëqeshë, pasi në fushë u pa jo vetëm një skuadër bindëse, si ajo korçare, por që ka edhe mundësi të rritet, duke pasur të rinj interesantë.

Megjithatë, në pak kohë, bardhekuqtë janë rritur shumë dhe merita i shkon sidomos trajnerit Orges Shehi.

Sakaq, Laçi ka luajtur në sulm dhe nuk është kursyer aspak, me Uzunin më të mirin për kurbinasit.

Ndeshja është mbyllur me rezultat 3-2.

SUPERKUPA E SHQIPËRISË

SKËNDERBEU 3-2 LAÇI

Shënues: Aliti 54′, Muzaka 64′ (p), Bregu 71’/ Lushkja 48′, Xhixha 84′