Superiorja e Shqipërisë, në mesjavë na pret sfida e “çmendur”

Të enjten mbyllet faza e dytë e elitës së futbollit shqiptar, Superiores, teksa janë zyrtarizuar edhe oraret e ndeshjeve.

Katër ndeshje do të luhen prej orës 14.00, pasi edhe Vllaznia-Tirana, e parashikuar për t’u luajtur në orën 17.00, do të luhet pa ndriçim.

E vetmja ndeshje që luhet me drita është ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit, që është edhe kryesfida e javës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

E enjte, më 22 dhjetor
Laçi – Teuta                     14.00
Luftëtari – Kukësi             14.00
Korabi – Flamurtari           14.00
Vllaznia – Tirana               14.00
Skënderbeu – Partizani     17.00

loading...