Supergol nga Edon Zhegrova, realizon ndaj gjermanëve të TSV 1860 Munchen

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka realizuar një supergol sot për Baselin.

Edoni realizoi golin e tij të parë në fanellën e skuadrës zvicerane në sfidën miqësore që ata zhvilluan kundër TSV 1860 Munchen, shkruan Gazeta Olle.

Zhegrova realizoi me të majtën e tij fantastike në stilin e holandezit, Arjen Robben.

Ndeshja përfundoi 5:1 në të mirë  të Baselit, ndërsa kosovari shënoi golin e katërt të zviceranëve. /Gazeta Olle/