Super-talenti i Milanit refuzon Kombëtaren e Italisë për vendlindjen e tij

Edhe pse luajti për grupmoshat e reja të Italisë, lojtari i Milanit, Hachim Mastour, do të luajë për Kombëtaren A të Marokos, e cila është vendlindja e tij.

Është Federata e Futbollit e Marokos, që ka bërë të ditur ftesën për lojtarin, për takimin e 12 qershorit kundër Libisë.

Mastour ishte në dilemë për të luajtur për Italinë apo Marokon. Ai llogaritet super-talent me të ardhme të ndritur. Hachim është vetëm 16-vjeçar.