Super – Sokoli

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi shkëlqen sërish në Kroaci. Ai realizoi supergol i për RNK Splitin në barazimin 1:1 në udhëtim me Istra 1961 në kampionatin kroat. Për sulmuesin nga Kavaja ky ishte goli i tij i 9-të në Kroaci, duke dëshmuar se është një nga pikat më të forta të Split-it.