SUPER SKANDAL: Skenderaj aktivizon një lojtare të njohur për ndeshjen ndërkombëtare, duke ia falsifikuar emrin (FOTO)

Skandalet në sportin kosovar nuk kanë të ndalur. Madje, një i tillë që është duke ndodhur momentalisht është për mbamendje.

Klubi i Volejbollit Skenderaj në konkurrencën e femrave, është duke zhvilluar ndeshjen ndërkombëtare me Vasas Obuda të Hungarisë, në kuadër ‘CEV Challenge Cup’.

Për të pasur sukses në një ndeshje të tillë, klubi drenicas është “përforcuar” me një lojtare të Ferizajt, e cila njihet mirë tek dashamirët e volejbollit. Është kjo Vildane Jashari, e cila është edhe trajnere. Ajo është lojtare e Ferizajt dhe trajnere e junioreve të këtij klubi. Por, e njëjta, momentalisht është duke luajtur për Skenderajn, dhe po e bartë numrin 3. E veçanta dhe skandalja e krejt kësaj është se ajo po luan me emrin Ardiana Krasniqi, që me gjasë është ndonjë volejbolliste e Skenderajt, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle.

Pra, Skenderaj ka shkuar aq larg, duke rrezikuar tej mase, për ta inkuadruar një lojtare, derisa në protokoll e paraqet me emër tjetër. As kjo nuk po ju kryen punë, pasi po humbin 2:0 në sete.

Ndeshja po luhet në Palestrën Minatori në Mitrovicë dhe po transmetohet direkt në RTK. /Olle

vildane

Vildane Jashari në fanellën e Drenicës, me emrin Ardiana Krasniqi