Super-Milot Rashica

Skuadra e Vitesses thuajse e ka përfunduar ndeshjen kundër NAC Bredas që në pjesën e parë, pasi ia ka shënuar tre gola.

Goli i tretë u shënua falë një asistimi të bukur të anësorit të Kosovës, Milot Rashica.

Pas harkimit të shqiptarit 21 vjeçar, Tim Matavz e dërgoi me kokë topin në rrjetë në minutën e 32-të.

Thomas Bruns (2’) dhe Bryan Linssen (20’) i shënuan dy golat tjerë të Vitesses.