Super-mesfushori i Arbërisë mbetet pa kontratë këtë muaj, e ardhmja…

Dior Zabërgja ka shkëlqyer në pak ndeshje të zhvilluara nën fanellën e anëtarit të ri të Superligës, Arbërisë së Lipjanit në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Futbollisti nga Vushtrria u transferua në janar te kjo skuadër, ndërsa në dy ndeshje arriti të gjen golin në tri raste, duke i siguruar Arbërisë gjashtë pikë të mëdha, shkruan Gazeta Olle.

Por mesfushori i njohur kontrata pritet t’i skadon në qershor, ndërsa për vazhdimin e saj me klubin lipjanas, ende nuk kanë ndonjë vendim.

Vetë futbollisti për gazetën ka shkruar se gjatë javës në vazhdim pritet të ketë risi në këtë aspekt.

“Ne edhe po të vazhdonte kampionati kemi qenë të përgatitur për shkak se ishim aktiv me disa stërvitje që na dërgonte shtabi teknik dhe të cilët i zbatonim”, tha fillimisht Zabërgja.

“Për vendimin e KE-së për anulim të kampionatit, mendoj se ka qenë i drejtë vetëm për shkak të shëndetit të lojtarëve, por edhe duke parë kushtet që kemi në futbollin tonë e të cilat nuk plotësojnë kriteret e kërkuara”.

‘Shpërthimi’ te skuadra e Arbërisë, mesfushori në fillim të pranverës, Zabërgja nuk arriti ta vazhdojë deri në fund.

E gjitha kjo pasi vushtrriasi por edhe skuadra e tij, u detyruan të pezullojnë aktivitetet me vendim të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

“Isha në një formë shumë të mirë, e fillova edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme, tre gola në dy ndeshje, por ia që u ndërpre kampionati. Gjithsesi, ishte një eksperiencë e mirë si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor, pasi gjithçka shkoi mirë”, shtoi tutje Zabërgja.

Për fund, mesfushori i avancuar tha se kontrata e tij me klubin nga Lipjani pritet t’i skadon në muajin qershor, muaj ky që aktualisht sot veçse ka filluar.

“Po jam në kontratë me ekipin e Arbërisë, besoj javën e ardhshme do e kemi një takim me kryesinë dhe të shohim si do të veprohet. Mua në qershor më përfundon kontrata 6 muajshe që kishte me këtë ekip, ndërsa tani do të shohim çfarë plane ka klubi dhe më pas do të shoh edhe ofertat tjera për të vendosur përfundimisht se ku do të luajë në edicionin e ri”, përfundoj Zabërgja.