Super-lajm për Suad Sahitin (VIDEO)

Futbollisti kosovar i Rabotniçkit, Suad Sahiti iu është rikthyer stërvitjeve. Sahiti ishte jasht fushave për gati 1 muaj, për shkak të lëndimit në thembër, ndërsa tani është në fazën përfundimtare të rikuperimit, ku i ka mbetur edhe pak kohë për t’u rikthyer në fushat e lojës.

Kosovari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Viktor Tranevskit as edhe për ndeshjen e nesërme që Rabotniçki e luan ndaj Vardarit, ndërsa pritet të rikuperohet 100 % që nga xhiro e radhës të jetë në formacionin e skuadrës.

Numri 7-të i “Romantikëve” u lëndua në ndeshjen me Bregallnicën të luajtur në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit vendor. Kujtojmë që Sahiti këtë sezon ka shkëlqyer me fanellën e Rabotniçkit, duke realizuar edhe 7 gola.

loading...