Super lajm për Real Madridin para derbit me Atleticon

Zinedine Zidane ka një lajm fantastik për tifozët e Real Madridit.

Karim Benzema mund të jetë i gatshëm për të luajtur për Real Madridin në derbin e qytetit kundër Atletico Madridit, ka bërë të ditur trajneri Zinedine Zidane.

Benzema mungoi në duelin e fundit të “Los Blancos” para pushimit ndërkombëtar.

Por, ai mund të kthehet kundër Atletico Madridit, të shtunën, përcjell “Lajmi.net”. “Benzema do të jetë në ekip”, deklaroi Zidane.

“Ne do të presim dhe të shohim nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë. Nëse është në ekip nënkupton se mund të luajë nga minuta e parë”, u shpreh ai.