Super lajm për portierin e Kosovës

Samir Ujkani e ka rastin e artë. Ai mund të tregojë cilësitë e tij deri në fund të sezonit për Palermon. Konfirmimin ia ka dhënë trajneri i tij, Giussepe Iachini, në konferencën për shtyp.

“Edhe pse kemi dy portierë të shkëlqyer, në këtë fazë të fundit të sezonit, kam ndërmend t’ia japë një rast të mirë Samirit. Gjatë përvojës time këtu në Palermo, Samiri ka stërvitur me seriozitet dhe profesionalizëm të madh, dhe kam të drejtën të shpërblejë vlerat dhe rritjen e tij”, deklaroi Iachini, shkruan ‘palermomania.it’, përcjell GazetaOlle.com.

Portieri i Kosovës ruajti portën edhe të dielën në humbjen 1:0 nga Parma. Numri një i portës së Palermos është Sorrentino. (Gazeta Olle)