Super-lajm për Lirinë para ndeshjes ndaj Feronikelit

Ervis Kaja, që në pranverë u bashkua me Lirinë dhe u shqua me lojë të mira, pas një lëndimi që pati, kthehet i gatshëm të ndihmojë skuadrën, njofton faqja zyrtare.

Ai, nuk ka luajtur që nga ndeshja me Flamurtarin, ku edhe shënoi gol, shkaku i lëndimit në stërvitje (theu hundën), dhe iu desh të rikuperohej pas operimit.

Kaja, shprehet i gatshëm poqese do të jetë i angazhuar, të jep kontributin në lojë me Feronikelin (luhet të shtunën në Drenas).

Ai, deri në fund të stinorit, do të paraqitet me maskë, për të mos rrezikuar ndonjë lëndim eventual.

“Ndjehem mirë dhe jam i gatshëm të ndihmojë grupin, poqese më jepet rasti” tha Kaja të premten pas stërvitjes.

30743134_1483010738493190_4179054344953397248_n