Super-lajm për Gjilanin para ndeshjes me Trepçën ’89

Gjilani sot realizoi dhe seancën e rradhës stërvitore, ku po përgatiten maksimalisht për duelin e së shtunës kundër Trepçës 89.

Në skuadër sot nuk pati mungesa, teska vlen të cekët se prej ditës së djeshme stërvitjes në grup i është bashkangjitur dhe Zgjim Mustafa, i cili po kryen fazën finale të rikuperimit, shkruan futbollikosovar.

Në fundjavë ekipi kuq e bardh nuk pritet të ketë mungesa ,pasi që të ndëshkuarit Ylber Kastrati dhe Edon Sadriu tani më kanë kaluar dënimet e tyre shkak kartonësh dhe janë të gatshëm për lojë.