Super lajm për Barcelonën: Rikthehet nga lëndimi Lionel Messi

Superylli Lionel Messi është i gatshëm për t’u paraqitur për Barcelonën në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit të martën.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka munguar që nga periudha parasezonale për shkak të lëndimit, shkruan koha.

Ai pritej të rikthehej më 25 gusht ndaj Betisit, por një rikthim i lëndimit bëri që të shtyhej paraqitja e parë në sezonin e ri edhe për disa javë.

32-vjeçari është kthyer të hënën në ushtrime të plota dhe është përfshirë në ekipin që udhëton drejt Gjermanisë.

Barça në Grupin F do të përballet me Dortmundin, Interin e Pragën.