Super-lajm nga Besart Berisha

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ka shënuar sërish gol në kampionatin australian. Në takimin e sotëm ku Melburn Viktori u përball në shtëpi me Perth Glorin, futbollisti kosovar barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 41-të, duke siguruar 1 pikë për ekipin e tij që kishte kaluar në disavantazh në minutën e 17.

Pas këtij takimi, Melburn Viktori mban vendin e 3-të në klasifikim me 14 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje.

Me këtë gol, Berisha arrin në kuotën e 86 golave të realizuar gjithsej në historinë e kampionatit australian, duke qënë vetëm 5 gola larg shndërrimit në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kontinentin e largët.

Rekordi aktualisht mbahet nga Arki Tompson me 90 gola, ndërkohë që Berisha renditet në vendin e 3-të, pas Shejn Shmeltz që ka shënuar 89. Sa i përket këtij sezoni, ky ishte goli i 5-të i kosovarit.