SUPER LAJM: Kosova pranohet në FIBA

Më në fund, vjen lajmi i shumëpritur. Kosova është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA.

Lajmi e ka dhënë i pari presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, përmes faqes së tij në Facebook, transmeton Gazetaolle.com.

“13 mars 2015, Kosova bëhet anëtarja e 215 e FIBA-s dhe e 52-ta e FiBA Evropës. E premte me fat. Urime Kosovë”, ka shkruar Belegu.

Pak çaste më parë e ka zyrtarizuar edhe Federata e Basketbollit Botëror, FIBA. “Vendimi u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIBA-s, që erdhi pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Sipas FIBA-s, Kosova që nga qershori do të marrë pjesë në të gjitha garat e organizuara nga ajo. (Gazeta Olle)

123