Super golat e Rashicës bëjnë bujë edhe në Brazil

Milot Rashica ishte heroi i Werder Bremen fundjavën që lamë pas, transmeton Gazeta Olle.

Ai shënoi dy gola spektakolar në fitoren 4:0 që skuadra e tij mori ndaj Augsburg.

Edhe pse magjia e tij nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 35-të u largua nga fusha pasi ndjeu dhimbje në shpinë, ai “çmendi” Gjermaninë dhe jo vetëm.

Jehona e golave të tij ka arritur në Brazil, aty ku komentatori i ndeshjes u mahnit nga bukuria e rrjetave të Rashicës.