Super-futbollisti shqiptar i bashkohet Prishtinës në Turqi

Një befasi e madhe në stërvitjet e Prishtinës në Turqi.

Me skuadrën po stërvitet ish-mbrojtësi i djathtë i Vardarit, Visar Musliu, mëson Gazeta Olle.

Ai është aktualisht edhe pjesë e Kombëtares së Maqedonisë.

Klubi nuk ka dhënë detaje rreth afrimit të futbollistit në skuadër.

Megjithatë, emri i tij është në listë dhe ai po ushtron me ekipin.

Prishtina pritet të sqarojë sa më shpejtë situatën dhe të konfirmojë goditjen e madhe. /Gazeta Olle/

27393730_1683312868396241_2083443241_o