Super Distria Krasniqi, ngrit flamurin e Kosovës në Kinë

Me një super ippon në shënim të artë, Distria Krasniqi, ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar, për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke shënuar katër fitore.

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë, si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike Tokio 2020. Flamuri ynë do të valojë më së larti, pas ngjitjes në podium të Distrias.

Xhudistja jonë kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.

 

 

 

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.

Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kilogramë.