Super Alidema, shënon dy herë në fitoren e Slaven Belupos

Festim Alidema ka shkëlqyer në miqësoren e Slaven Belupos.

Slaven ka fituar miqësoren ndaj skuadrës Krizevici me rezultat 6:1, shkruan GazetaOlle.

Në këtë takim Alidema ka shënuar dy gola për skuadrën e tij.

Kujtojmë se Alidema ka pak ditë që është transferuar në Kroaci dhe ka filluar të lë gjurmë, njësoj siç bëri në Superligë të Kosovës.