Super-aksion me Higuain, super-gol në pjesën e dytë: Shikoni “magjinë” e Dybalas mbrëmë

Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Udinezes, në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë.

E gjithë kjo fitore ka ardhur për bardhezinjtë falë dyshes Higuan-Dibala që ka qenë e pandalshme në këtë mbrëmje magjike ku ka munguar Kristiano Ronaldo.

Për ta nisur me golin e parë, që ka ardhur falë pasimeve brilante mes Higuain dhe Dibalës.

Taktika një-dy është përsëritur tre herë, përpara se të tundej rrjeta. Në minutën e 26 do të ishte sërish sulmuesi argjentinas që do të realizonte, por këtë herë nga penalltia.

Për të mbërritur në minutën e 57 te kryevepra që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Një perlë e vërtetë nga distanca dhe me thjeshtësinë që e bën të duket Dibala, ku në rast se do të shënohej nga Mesi, sigurisht që do të ishim duke studiuar planetin se prej nga vjen ylli i Barcelonës.

E për ta përmbyllur ndeshjen ka menduar Duglaas Costa nga pika e bardhë.