Sulmuesit e golave luajnë në Ligën e Parë, këta janë fituesit e ‘Këpucës së Artë’

Liga e Parë këtë edicion si asnjëherë tjetër do të ketë ‘bomberët’ kosovar në mesin e saj.

Lideri i Ligës së Parë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Enis Zabërxha.

Sulmues vushtrrias është nga të pakët sulmues që ka shënuar mbi 100 gola në Superligën e Kosovës.

auto_dy_shtylla1515522596

Te Vushtrria është Labinot Osmani, tjetër sulmues që ka arritur shifrën e 100 golave në Superligë.

Ai e ka ndihmuar Vushtrrinë që të jetë në vendin e dytë me gjasa të mira për Superligë. Osmani ka shënuar mbi 10 gola në Ligën e Parë këtë edicion.

vushtrriaa

I treti është Berat Hyseni. Sulmuesi i njohur ka luajtur në disa skuadra të Superligës dhe i afrohet shifrës së 100 golave.

Ai ka nënshkruar me Ballkanin e Suharekës këtë edicion, klub tjetër që e kërkon Superligën.

26730925_2015525842018457_5538292487270601220_n

Madje kjo treshe kanë luajtur së bashku te Hysi, kur ky klub ishte shpallur kampion./Gazeta Olle/