Sulmuesi nga Kosova shkëlqen në fitoren e Gjermanisë U-19

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Leon Dajaku ka shënuar dy gola te Gjermania U-19.

18 vjeçari Dajaku, që luan te skuadra e madhe gjermane Bayern Munchen po kalon një formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Olle.

Në duelin e së shtunës kundër Bjellorusisë U-19, Dajaku arriti ta gjejë golin dy herë në fitoren e thellë 9:2 të gjermanëve.

Dajaku shënoi në minutat 39-të dhe 66-të të takimit.

Kujtojmë se futbollisti nga Kosova aktivizohet te Bayern 2 në ligën e tretë gjermane të futbollit.