Sulmuesi kryesor i KEK-ut në Superligë?

Skuadra e KEK-ut mund të mbetet pa sulmuesin kryesor Egzon Kurteshi. Ai në edicionin e fundit në Ligën e Parë të Kosovës, me skuadrën nga Obiliqi, arriti që të realizojë plot 13-gola.

Ky futbollist në një prononcim për Gazetaolle.com njofton se ka disa oferta nga klube të Superligës dhe me gjasë do të ndërrojë mjedis. “Pritet që të largohem pasi që kushtet financiare nuk janë aq të mira te KEK-u. Me KEK-un më ka mbetur vetëm një marrëveshje gojore Kam disa oferta nga Superliga dhe pres që të largohem”, ka deklaruar Egzon Kurtishi.