Sulmuesi kosovar trasnferohet te kjo skuadër

Adrian Nikçi është transferuar te një tjetër skuadër gjermane.

Sulmuesi kosovar, Adrian Nikçi, ka nënshkruar kontratë me skuadrën gjermane Union Berlin.

Faqja zyrtare e këtij klubi e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke e zyrtarizuar kalimin e Nikçit si lojtar të lirë.

Në Gjermani, Nikçi pati një aventurë zhgënjyese më parë me Hannoverin, duke mos arritur të tregojë vlerat e tij.

Ai në Zvicër u bë i famshëm me paraqitjet e tij me FC Thunin dhe më pas me Young Boysin.

Ai ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me Union Berlinin. /Express/