Sulmuesi kosovar nuk ndalet te Basel, shënon dy gola ndaj Luganos

Baseli ka dyfishuar epërsinë përballë Luganos në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Zvicrës.

Në ndeshjen që po zhvillohet në “St Jakob Park”, Baseli është duke u treguar skuadër dukshëm më e mirë.

Momentalisht, kanë kaluar rreth 55 minuta lojë, derisa Baseli ka shënuar dy herë përmes sulmuesit nga Kosova Kemal Ademi.

Ademi fillimisht shënoi në minutën e 27-të dhe më pas shënoi në minutën e 48-të.

Image