Sulmuesi i Zvicrës falënderon presidentin Thaçi me një mesazh emocionues

Njëri nga lojtarët më të talentuar shqiptar, Shani Tarashaj ka qenë shumë i shpejt në reagimin e tij.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar djelmoshat shqiptar te Zvicra, ndërsa Tarashaj e ka falënderuar atë.
Talenti i madh nga Prizreni, ka shkruar një falënderim në faqen e tij zyrtare për presidentin Thaçi.

Ai ndër tjera ka shkruar se së bashku me shokët e tij në Francë kanë prezantuar edhe Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

“Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi ka shkruar për ne futbollistët shqiptar të Zvicrës. President të falënderoj për përkrahjen që na ke dhënë ti dhe populli ynë”.

“Ne në Francë nuk kemi prezantuar vetëm Zvicrën por edhe gjithë Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. Sukseset tona janë meritë edhe e Kosovës. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e madhe. Ishte eksperiencë e mrekullueshme në Kampionatin evropian”, shkroi Tarashaj.

Pas pushimeve që pritet t’i kaloj, Tarashaj do t’i bashkohet skuadrës së njohur angleze Everton ku u ble tek Grasshopper për katër milionë euro.