Sulmuesi i Prishtinës u martua mbrëmë, sot zhvilloi ndeshje!

Lamtumirë beqarisë mbrëmë i dha edhe sulmuesi i Prishtinës, Alban Shillova.

Ai u martua me bukuroshen Kaltrina, shkruan Gazeta Olle.

Në dasmën e tij të mbajtur në Onix Palace, kishte futbollistë të shumtë të Superligës.

Derisa mbrëmë u martua, Albani sot luajti në miqësoren ndaj 2 Korrikut.