Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, shënon gol në Angli

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka shënuar në Ligën e Dytë të Anglisë (Championship) në fanellën e Sheffild Wednesday, përcjellë GazetaOlle.com.

Sulmuesi shtatlartë ka realizuar gol në ndeshjen ndaj Barnsley, takim ky që u mbyll me shifrat 1:1.

Futbollisti nga Presheva shënoi gol në minutën e 18-të ndërkohë që u ndëshkua edhe me kartonë të verdhë në 90-të minuta sa u paraqit.

28-vjeçari në këtë edicion ka realizuar dy gola për Sheffildin. /Gazeta Olle/