Sulmuesi afrikan i Drenicës i bën për vete tifozët kuqezi

Sulmuesi i ri i Drenicës, Augustine Awiah si duket shumë shpejt është ambientuar në klubin e ri.

Ai po kalon momente të mira në kampin kuq e zi, teksa së fundmi ka befasuar me veprimin interesant.

Awiah ka bërë shqiponjën me duar, duke bërë që ky veprim i tij të vlerësohet nga tifozët e Drenicë.

Sulmuesi i ri pritet t’i ndihmojë ekipit skenderajas në arritjen e objektivave në pranverë.