Sulmohet portieri, të cilit i shënoi euro-gol Xherdan Shaqiri

 Legjenda e Anglisë dhe Newcastle Unitedit, Alan Shearer ka sulmuar me deklarata portierin e Neëcastlet, Rob Elliot, i cili pësoi një super gol nga Xherdan Shaqiri në humbjen 1:0 ndaj Stoke Cityt.

Shearer ka përgëzuar Shaqirin për golin, por ka kritikuar portierin.

“Ishte një gol i bukur nga Shaqiri. Rob Elliot ka qenë superior në shumicën e ndeshjeve të sezonit, në fakt ai ka qenë lojtari më i mirë, por ai duhet të jetë më i mirë. Ai ishte në mes të portës kur u godit topi në drejtim të tij. Ishte gjuajtje e mirë, por sërish them se ai duhej pritur atë. Topi u largua paksa, por ai ishte në mes të portës”, ka deklaruar Shearer, shkruan ‘hitc.com’, raporton GazetaOlle.com.

“Ju i keni parë duart në kokën e tij, por nuk e di çfarë ka menduar”, shtoi ish-sulmuesi i mirënjohur.

Shaqiri shënoi me një supergoditje nga mëse 20 metra. /Olle