Sulmi ndaj Bylbyl Sokolit është sulm ndaj sportit, jemi me ty “Profë”

Për çfarëdo arsye, personale, brenda apo jashtë futbollit, sulmi ndaj Bylbyl Sokolit është i turpshëm dhe duhet të jetë i papranueshëm për mbarë komunitetin sportiv.

Trajneri i njohur kosovar u sulmua pas ndeshjes ndaj Prishtinës, derisa arsyet nuk dihen ende, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Kosovës dhe nga QKUK.

Gjithsesi, Sokoli është mirë dhe ka dalë nga QKUK, ku është pritur nga miq dhe familjarë.

Gazeta Olle do t’ju mbajë të informuar me kohë për zhvillimet e reja në këtë drjetim.